Barbari në Indonezi/ Çifti i paligjshëm ndëshkohet me 140 kamzhikë, gruaja humb ndjenjat
Një nga dënimet më të ashpra të vendosura ndonjëherë në Indonezi iu dha një çifti të paligjshëm të cilët u dënuan me 140 goditje me kamzhik në një ekzekutim publik në një park në provincën Aceh të enjten. Çifti u akuzua dhe u dënua për kryerjen e marrëdhënieve seksuale jashtë martesës dhe pirjen e alkoolit, të cilat janë të ndaluara në provincë, e cila është e vetmja provincë në Indonezi që zbaton ligjin e Sharias. Në total, çifti mori 140 goditje me kamzhik, 100 për marrëdhënie seksuale jashtë martesës dhe 40 për pirje alkooli, sipas shefit të policisë së Sharias në Banda Aceh, Mohammad Rizal, me gruan që nuk mundi ta duronte, duke i rënë të fikët nga dhimbja dhe u transportua me ambulancë në...
Burimi:
top-channel.tv