Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)
Pas gjyqtarëve të saj, tani edhe vetë Gjykata Penale Ndërkombëtare po paguan çmimin e mosveprimit të vendeve evropiane përballë sanksioneve të vendosura nga Donald Trump, lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, për luftën në Gaza. Gazetari Diego Velazquez i Luxemburger Wort ka zbuluar se një bankë në Luksemburg ka vendosur të mbyllë llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila ka selinë në Hagë (duke ndërprerë çdo marrëdhënie me të), për të mos rrezikuar të bjerë pre e zemërimit të Trump-it. Bëhet fjalë për një masë parandaluese, pasi CPI nuk është sanksionuar drejtpërdrejt. Vendimi i bankës Spuerkeess është marrë në fund të shkurtit. Spuerkeess është një bankë 100% në pronësi të shtetit, e njohur edhe si...
Burimi:
javanews.al