Banesa përfshihet nga zjarri në Prizren, humb jetën foshnja, dëshmitarët: Shpëtuam 3 fëmijë

Banesa përfshihet nga zjarri në Prizren, humb jetën foshnja, dëshmitarët: Shpëtuam 3 fëmijë

PAMJE NGA VENDNGJARJA PRIZREN-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prizren në prag të Vitit të Ri. Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tymit në një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në qendër të Prizrenit, ndërsa tre fëmijët e tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se ndonëse shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, dyshimet janë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike apo ndonjë pajisje. Bytyqi tha se hetimet në këtë drejtim po vazhdojnë. “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit.si pasojë e zjarrit një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën dyshohet kjo...