Babai shqiptar dhe bashkëshortja e tij dënohen për vrasjen e foshnjës 3-muajshe në Angli

Babai shqiptar dhe bashkëshortja e tij dënohen për vrasjen e foshnjës 3-muajshe në Angli

Një çift në Wirral të Anglisë është dënuar për vrasjen e djalit të tyre tre muajsh, Miguel Pirjani, një rast që ka tronditur opinionin publik. Foshnja u gjet pa shenja jete në nëntor të vitit 2024, pasi shërbimet emergjente u thirrën në banesën e familjes. Prindërit, Klevi dhe Nivalda Pirjani, kishin deklaruar fillimisht se fëmija kishte humbur jetën për shkaqe natyrore. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore zbuluan se Miguel kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe dhjetëra lëndime të tjera trupore gjatë javëve para vdekjes. Foshnja ndërroi jetë pesë ditë më vonë në spital. Pas gjykimit të zhvilluar në tetor, Klevi Pirjani, 37 vjeç, shtetas shqiptar, dhe Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeçe, shtetase portugeze, u shpallën fajtorë për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije,...