Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë. Edhe ushtarakë të tjerë
Një numër figurash të larta në Iran dihet se janë vrarë në sulmet e së shtunës. Aty përfshihen: Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë të shtunën në mëngjes në zyrën e tij. Sipas raportimeve televizive iraniane në sulme është vrarë edhe shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi. Teherani e ka konfirmuar edhe vdekjen e komandantit të Gardë Revolucionare, Mohammad Pakpour. Sipas mediave iraniane, edhe vajza, dhëndri dhe nipi i Khameneit janë vrarë në sulme. Mediat perëndimore raportojnë, duke u bazuar në burimet e tyre, se rreth 40 zyrtarë iranianë janë vrarë prej kur nisën sulmet më 28 shkurt. Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei? Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit,...
Burimi:
kohajone.com