Axios: Netanyahu dhe Trump shqyrtojnë “raundin e dytë” të sulmeve kundër Iranit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ngritur mundësinë e një vale të re sulmesh ndaj Iranit gjatë një takimi të zhvilluar këtë të hënë me presidentin amerikan Donald Trump, raportoi Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe dy burime të tjera të njohura me përmbajtjen e bisedës. Sipas raportimit, të dy liderët e konsideruan luftën 12-ditore të zhvilluar në qershor si një “sukses të madh”, por Netanyahu ka argumentuar se sulme të tjera mund të jenë të nevojshme për të penguar Iranin të rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake dhe bërthamore. Trump deklaroi pas takimit se nëse Irani tenton të rindërtojë programin e tij bërthamor, Shtetet e Bashkuara do ta shkatërrojnë sërish, megjithëse theksoi se do të preferonte arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin. Një...
Burimi:
ntv.al