Avioni presidencial i emergjencës bërthamore i SHBA-së shfaqet në aeroportin e Los Anxhelosit

Avioni presidencial i emergjencës bërthamore i SHBA-së shfaqet në aeroportin e Los Anxhelosit

Fluturimi i fundit i Boeing E-4B Nightwatch, i njohur si “Aeroplani i Ditës së Fundit”, shkaktoi shqetësim dhe spekulime në publik, duke ushqyer teori konspirative dhe skenarë katastrofash bërthamore, në një periudhë të tensionuar gjeopolitikisht dhe me konflikte ndërkombëtare. Të enjten në mbrëmje, avioni, i përdorur për më shumë se 50 vjet si qendër komande në raste emergjencash, u shfaq për herë të parë në një aeroport civil – Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. Prania e tij shkaktoi një valë reagimesh dhe pyetjesh, për shkak të funksionit të tij si seli fluturuese për udhëheqjen politike dhe ushtarake amerikane në rast të një sulmi bërthamor. Boeing E-4B është një nga katër avionët e tillë të operuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai mund të akomodojë presidentin...