Autoritetet në Teheran mesazh banorëve, media iraniane: Khamenei do të flasë së shpejti
Bota E Shtunë, 28 Shkurt 2026 17:54 Pas sulmeve nga Amerika dhe Izraeli ndaj Iranit, autoritetet iraniane kanë dërguar sms qytetarëve, ku u kanë kërkuar që të largohen nga kryeqyteti, Teherani. “Nëse është e mundur ruani qetësinë dhe shkoni në qytete të tjera”, shkruhej në mesazh, raportojnë mediat e huaja. Sipas stacionit televiziv iranian Al-Alam TV, lideri Suprem Ali Khamenei pritet të mbajë një fjalim së shpejti, duke dalë në ekran për herë të parë pas sulmeve. Ende nuk dihet ku ndodhet konkretisht Khamenei, pasi pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit nuk ka asnjë informacion për të. Mediat izraelite raportuan më herët se ai mund të ketë vdekur.
Burimi:
kohajone.com