No Image Available

“Automjete të djegura dhe të shkatërruara”, vendasit dhe turistët për trazirat në Meksikë: Zona u mbulua me tym dhe…

Meksika është përfshirë nga një valë e fortë dhune pasi gjatë një operacioni sigurie u vra Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, kreu i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel. Menjëherë pas lajmit për vrasjen e tij, grupe të armatosura dogjën dhjetëra automjete dhe bllokuan rrugët në shtetin e Jalisco dhe zona të tjera, ndërsa pamje dramatike nga Puerto Vallarta tregojnë autobusë dhe makina në flakë, me re të dendura tymi që mbuluan qytetin turistik. Banorët dhe turistët flasin për skena paniku dhe frike. “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, pamë një autobus që digjej dhe brenda pak minutash tymi ishte kudo”, rrëfeu një banor amerikan që jeton prej vitesh në zonë. Një tjetër dëshmitar e përshkroi situatën si “zonë lufte”,...