Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Një aksident i rëndë mes një autobusi dhe një treni ka ndodhur sot në Hamburg, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve. Sipas autoriteteve, një burrë humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, kurse shoferi i autobusit mbeti i bllokuar në mjet dhe u lirua i fundit nga ekipet e shpëtimit dhe ai ndodhet në gjendje kritike. Dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa gjashtë kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas raportimeve, disa nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend, ndërsa një person u transportua në spital për trajtim të mëtejshëm. Aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor të pambrojtur, në qendër të zonës së madhe portuale të Hamburgut, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar. Operacionet...
Burimi:
syri.net