Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë, është arrestuar në Dubai dhe dorëzuar te autoritetet ruse, njofton shërbimi i sigurisë FSB. Burime mediatike ruse bëjnë të ditur se i dyshuari, rreth të 60-ave, ishte arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një bashkëpunëtor i dyshuar u arrestua në Moskë, ndërsa një tjetër u largua drejt Ukrainës, shkruan The Guardian. Vladimir Alekseyev, zëvendësdrejtori i shërbimit rus të inteligjencës ushtarake GRU, u qëllua në një apartament në Moskë të premten dhe u dërgua në spital. Ai është nën sanksione perëndimore për rolin e dyshuar në sulme kibernetike. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka akuzuar Ukrainën për organizimin e sulmit. Deri më tani, autoritetet...