Atentat në Moskë, qëllohet me armë ushtaraku i lartë rus
Një gjeneral rus është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Moskë. Sipas Komitetit Hetues Rus, gjenerali Vladimir Alexeyev u sulmua këtë mëngjes brenda një banese në veriperëndim të Moskës, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi disa herë ndaj tij dhe më pas u largua nga vendngjarja. Autoritetet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Alexeyev po monitorohet në spital, ndërsa hetimet janë duke vijuar. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë nisur kërkime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjenerali Vladimir Alexeyev mban postin e zëvendësshefit të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, një nga strukturat më të rëndësishme të aparatit ushtarak rus. Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta të...
Burimi:
top-channel.tv