Atentat në Moskë, kush është zyrtari i lartë që tradhtoi Ukrainën dhe u sulmua në shtëpinë e tij

Atentat në Moskë, kush është zyrtari i lartë që tradhtoi Ukrainën dhe u sulmua në shtëpinë e tij

Një atentat ka ndodhur në Moskë ndaj një zyrtari të lartë rus të përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, në një moment kur po zhvillohen diskutime për një raund të ardhshëm negociatash mes Moskës dhe Kievit. Sulmi u regjistrua të shtunën në mëngjes në kryeqytetin rus dhe kishte në shënjestër gjeneralin Vladimir Alekseyev, zëvendëskomandant i GRU-së, shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse. Sipas mediave ruse, atentati ndodhi ndërsa gjenerali ndodhej në apartamentin e tij në një lagje veriore të Moskës. Ai dyshohet se u qëllua në shpinë nga një ose më shumë të shtëna me armë zjarri. Gjenerali besohet se ka mbijetuar, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Hetuesit, të cituar nga stacionet televizive lokale, bëjnë të ditur se autori i krimit “arriti të...