Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, të ngjashëm me Tokën
Astronomët kanë identifikuar një planet të ri potencialisht të banueshëm, rreth 146 vite dritë larg Tokës, me madhësi të ngjashme me planetin tonë dhe kushte që, sipas vlerësimeve fillestare, mund të ngjajnë me ato të Marsit. Planeti, i quajtur HD 137010 b, rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6% më i madh se Toka. Ai u zbulua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka, duke analizuar të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s, gjatë misionit të zgjeruar K2. Sipas studiuesve, orbita e planetit është shumë e ngjashme me atë të Tokës, me një periudhë rreth 355 ditë. Shkencëtarët vlerësojnë se HD 137010 b ka...
Burimi:
kohajone.com