“Askush nuk e di kush se do jetë lideri i radhës”, ministri i Jashtëm iranian: Nuk do lejojmë askënd të përfshihet në punët tona të brendshme
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se “askush nuk e di” se kush do të jetë udhëheqësi suprem i ardhshëm, mes raportimeve se organi përgjegjës ka zgjedhur një zëvendësues për Ajatollah Ali Khamenei-n. Duke folur në emisionin “Meet The Press” të NBC-së të dielën, Araghchi tha: “Ka shumë thashetheme përreth, por duhet të presim që Asambleja e Ekspertëve të mblidhet dhe të votojë për Udhëheqësin e ri Suprem.” Asambleja është një organ me 88 anëtarë i klerikëve të lartë që zgjedh Udhëheqësin Suprem të Iranit. Anëtarët e saj zgjidhen nga votuesit iranianë. Araghchi tha se derisa të mblidhet asambleja, këshilli i përkohshëm i udhëheqjes është përgjegjës dhe të gjitha institucionet iraniane po kryejnë punën e tyre. Disa vëzhgues thonë se një udhëheqës i ri...
Burimi:
top-channel.tv