“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

Brian McGinnis protestoi gjatë seancës për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj përfshirjes ushtarake amerikane në mbështetje të Izraelit në luftën kundër Iranit. Pas ndërhyrjes së tij, ai u nxor me forcë nga salla nga policia e sigurisë së Kongresit. Sipas raportimeve, në largimin e tij u përfshi edhe senatori republikan Tim Sheehy, i cili iu bashkua forcave të sigurisë për ta larguar protestuesin nga seanca. Videoja tregon tre oficerë policie të Kapitolit duke u përpjekur të largojnë McGinnis, përpara se Sheehy të shihet duke u bashkuar me ta. Ai ende nuk ka komentuar publikisht për grindjen, por më herët tha se donte ta pyeste Senatin “pse do t’i dërgojnë burrat dhe gratë tona në rrezik”.