Ashpërsohen tonet pas kërcënimeve të Trump/ Presidenti i Kolumbisë paralajmëron SHBA: Do “rrokim” armët nëse na sulmoni

Ashpërsohen tonet pas kërcënimeve të Trump/ Presidenti i Kolumbisë paralajmëron SHBA: Do “rrokim” armët nëse na sulmoni

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka paralajmëruar se do të “merrte armët në dorë” nëse SHBA-ja vendos ta sulmojnë atë ose vendin e tij, pas një sërë kërcënimesh nga presidenti amerikan, Donald Trump. Në një postim në X, Petro ka nënvizuar përpjekjet e tij për të luftuar trafikun e drogës, gjë për të cilën Trumpi e ka kritikuar, teksa ka pretenduar se sulmet ushtarake amerikane kundër trafikantëve në Kolumbi do të rrezikonin vrasjen e fëmijëve dhe nxitjen e rekrutimit për grupet separatiste që kanë qenë në konflikt me shtetin për dekada. “Dhe nëse arrestojnë një president që ka mbështetjen dhe respektin e një pjese të madhe të vendit, ata do të nisin një kryengritje popullore”, shtoi ai. Petro, një ish-anëtar i grupit guerilas M19, ka thënë gjithashtu...