Arrihet marrëveshja për anëtarët e Komitetit të Paqes në Gaza, emrat do bëhen me dije nga Trump në ditët në vijim
Qeveria egjiptiane njoftoi sot se është arritur një marrëveshje mbi emrat e anëtarëve të komitetit teknokratik palestinez prej 15 anëtarësh që do të marrë përsipër administrimin e Rripit të Gazës, bazuar në planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Shpresojmë që pas kësaj marrëveshjeje, së shpejti do të shpallet formimi i komitetit dhe më pas ai do të vendoset në Rripin e Gazës për të menaxhuar jetën e përditshme dhe shërbimet bazë”, shtoi Ministri i Jashtëm Badr Abdelati, pas bisedimeve në Kajro për këtë çështje. Një delegacion i Hamasit dhe ndërmjetësues egjiptianë u takuan në Kajro të hënën për të diskutuar formimin e komitetit dhe për të shqyrtuar mekanizmat e tij operativë, thanë më parë zyrtarët palestinezë, duke folur në kushte anonimiteti sepse...
Burimi:
top-channel.tv