Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë, ja arsyeja

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë, ja arsyeja

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara. Jan Emerick Rosyszewski, ambasador në Paris që nga viti 2022, u arrestua të martën me të mbërritur në Aeroportin Frederic Chopin të Varshavës dhe dha një deklaratë para hetuesve nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA), sipas gazetës online Goniec.pl. “Ministri (i Jashtëm) Radoslaw Sikorski ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyrat e tij derisa të sqarohen dyshimet” rreth përfshirjes së tij në këtë rast, tha një zëdhënës i ministrisë për agjencinë e lajmeve PAP. Ndërkohë, zëvendësi i Rociszewski-t, Wieslaw Tarka, po merr detyrën e kreut të misionit diplomatik të Polonisë në Paris....