Arrestohet aleati i ngushtë i Maduros, pritet ekstradimi i tij drejt SHBA-së

Arrestohet aleati i ngushtë i Maduros, pritet ekstradimi i tij drejt SHBA-së

Alex Saab, aleati i ngushtë i ish-presidentit Nicolás Maduro, është arrestuar sërish gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve amerikane dhe Venezuelës. Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se 54-vjeçari pritet të ekstradohet drejt SHBA-së në ditët në vijim. Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Raúl Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”, i përfshirë gjithashtu në hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Avokati i Saab, Luigi Giuliano, e ka cilësuar raportimin si “lajm i rremë”, ndërsa gazetarë pranë qeverisë venezuelane e mohuan ngjarjen. Kryeparlamentari Jorge Rodríguez tha se nuk kishte informacion zyrtar mbi ndalimin. Ky zhvillim shënon një bashkëpunim të ri mes SHBA-ve dhe qeverisë së përkohshme të Venezuelës, e udhëhequr nga Delcy Rodríguez, e cila kontrollon agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ka bashkëpunuar me autoritetet...