“Arrestimin e Maduros e ndoqa LIVE, ishte fantastike”, Trump reagon ndaj kritikëve për aksionin në Venezuelë: Njerëz të dobët dhe budallenj
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur sërish për kapjen e presidentit të Venezuelës dhe bashkëshortes së tij, mëngjesin e së shtunës. Në një intervistë telefonike për “Fox & Friends Weekend”, Trump tha se e ndoqi live nga Mar-a-Lago aksionin e Delta Force për arrestimin e Nicolas Maduro-s dhe bashkëshortes së tij. Ai tha se gjithçka ishte e mahnitshme dhe ngjante me një shfaqje televizive. “Ishte thjesht një gjë e mahnitshme, puna e mahnitshme që bënë këta njerëz. Askush tjetër nuk mund të kishte bërë diçka të tillë”, tha Trump për operacionin historik. Kur u pyet për kritikët që kanë dalë në orët pas sulmeve, Trump i shpërfilli, duke thënë se ata ishin “njerëz të dobët dhe budallenj”. /vizionplus.tv/
Burimi:
vizionplus.tv