Arrestimi i Nicolas Maduro/ Shtëpia e Bardhë njofton se Donald Trump do të takohet me ushtarët e përfshirë në operacion

Arrestimi i Nicolas Maduro/ Shtëpia e Bardhë njofton se Donald Trump do të takohet me ushtarët e përfshirë në operacion

Bota E Premte, 13 Shkurt 2026 10:59 Këtë të premte 13 shkurt 2026, Donald dhe Melania Trump, pritet të takojnë ushtarët amerikanë që morën pjesë në operacionin që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ku do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e forcave speciale dhe familjet e tyre, sipas njoftimit të përfaqësueses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit. Trump e ka cilësuar ndërhyrjen si një nga operacionet “më të shndritshme, të shpejta dhe vdekjeprurëse” që janë kryer ndonjëherë nga ushtria amerikane. “Hyra në një bazë shumë të madhe dhe të fuqishme ushtarake me një ekip patriotësh jashtëzakonisht të aftë, që duan vendin tonë”, tha ai. Duke përshkruar mënyrën...