Arrestimi i Maduros, reagon edhe Papa: Të mbizotërojë e mira për popullin e Venezuelës

Arrestimi i Maduros, reagon edhe Papa: Të mbizotërojë e mira për popullin e Venezuelës

Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën në Venezuelë. Ati i Shenjtë bëri thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës, të përcaktuar në Kushtetutën e Venezuelës si dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore. “E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo konsideratë tjetër dhe të çojë në tejkalimin e dhunës, duke hapur rrugë drejt drejtësisë dhe paqes, duke garantuar sovranitetin e vendit”, tha Papa. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim, stabilitet dhe harmoni, me vëmendje të veçantë ndaj më të varfërve, të cilët po vuajnë pasojat e krizës së rëndë ekonomike. Deklarata e Papës vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro. Papa Leoni XIV, i pari...