Arrestimi i Maduros, presidentja e PE: Populli i Venezuelës meriton të jetë i lirë

Arrestimi i Maduros, presidentja e PE: Populli i Venezuelës meriton të jetë i lirë

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nga forcat speciale amerikane Forca Delta. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Metsola shkruan se populli i Venezuelës e mertiton të jetë i lirë pas viteve të tëra shtypjeje. Sipas saj Parlamenti Europian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës, duke paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit. Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin. Venezuela...