Arrestimi i Maduros/ PE: Ditët në vijim do të jenë kritike
Bota E Shtunë, 3 Janar 2026 19:56 Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka reaguar për zhvillimet në Venezuelë , duke theksuar se Venezuela do të jetë e lirë dhe se populli i vendit meriton të jetojë i lirë pas viteve të shtypjes. Metzola përsëriti se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nicolas Maduron si presidentin e zgjedhur legjitimisht të Venezuelës, duke vënë në dukje se orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike. Ajo nënvizoi se Parlamenti Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, mbështetje për demokracinë dhe njohje të vullnetit të popullit venezuelian, duke e bërë të qartë se BE do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike.
Burimi:
kohajone.com