Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar dialogun me presidentin francez Emmanuel Macron, në një moment delikat për negociatat mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Evropës në procesin e paqes. Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Macron tha se, nëse ndërmjetësimi amerikan dështon, evropianët duhet të flasin drejtpërdrejt me Moskën. “Putin është gati për dialog”, tha Peskov, duke konfirmuar se presidenti rus është i hapur për një bisedë me homologun francez. Reagimi i Moskës ka ndryshuar shpejt klimën diplomatike, në një kohë kur po zbehet ideja e një takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës. Edhe Pallati Elize ka konfirmuar se “tani që perspektiva e një armëpushimi dhe negociatave për paqe po bëhet më e qartë, është e...