Armëpushimi njëjavor nga Rusia/ I ftohti ekstrem godet Ukrainë, temperaturat priten të ulen në -20 gradë

Armëpushimi njëjavor nga Rusia/ I ftohti ekstrem godet Ukrainë, temperaturat priten të ulen në -20 gradë

Për Yulia Hailunas, një ukrainase, sfida më e madhe pas sulmeve ajrore ruse nuk janë ndërprerjet e energjisë elektrike, por i ftohti ekstrem brenda shtëpisë së saj. Ashtu si mijëra ukrainas të tjerë, ajo ka mbetur pa ngrohje që nga janari, kur Rusia intensifikoi sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës. Në apartamentin e saj në Dnipro, Yulia përpiqet të mbijetojë duke veshur pallto të trasha, duke ngrohur këmbët me ujë të nxehtë dhe duke bërë ushtrime fizike për të ruajtur temperaturën e trupit. Situata pritet të përkeqësohet, pasi temperaturat parashikohen të zbresin nën -20 gradë Celsius në ditët në vijim. “Frika më e madhe është se tubat e ngrohjes do të shpërthejnë dhe nuk do të kemi më mundësi t’i riparojmë. Kjo do të ishte...