“Apple” gjobitet për abuzim me pozicionin dominues

“Apple” gjobitet për abuzim me pozicionin dominues

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur kompaninë amerikane të teknologjisë “Apple” me 98.6 milionë euro, duke e akuzuar për abuzim me pozicionin e saj dominues në tregun e aplikacioneve digjitale. Vendimi u bë publik përmes një deklarate zyrtare, ku autoriteti italian thekson se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës së ndershme, veçanërisht në raport me zhvilluesit e aplikacioneve që operojnë përmes platformës App Store. Sipas AGCM-së, “Apple” mban një pozicion absolutisht dominues në këtë treg, pasi App Store është kanali i vetëm për shpërndarjen e aplikacioneve në pajisjet iPhone dhe iPad. Ky avantazh, sipas autoritetit, është shfrytëzuar nga kompania për të vendosur kushte kufizuese dhe të njëanshme që dëmtojnë konkurrencën. Në qendër të kritikave janë politikat e privatësisë së “Apple”, të cilat, sipas AGCM-së,...