‘Apokalips’ bore në SHBA/ Stuhia dimërore ‘paralizon’ bregun lindor, anulohen mbi 5.700 fluturime

‘Apokalips’ bore në SHBA/ Stuhia dimërore ‘paralizon’ bregun lindor, anulohen mbi 5.700 fluturime

Një stuhi e fuqishme dimërore ka paralizuar bregun lindor të SHBA-së, i cili u përball me erëra të acarta dhe reshje rekord dëbore, që prekën miliona njerëz. BBC thotë se në disa pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts, janë regjistruar gati 94 cm borë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit flet për kushte udhëtimi “pothuajse të pamundura” në Neë York. Më shumë se 600,000 shtëpi dhe biznese pësuan ndërprerje të energjisë elektrike, me Neë Jersey dhe Massachusetts më të goditurat. Paralajmërimet për stuhitë dimërore u shtrinë nga Karolina e Veriut në Maine veriore, e madje alarmi është dhënë edhe për disa pjesë të Kanadasë lindore. Kjo ka qenë stuhia më e ashpër e borës në historinë e shtetit më të vogël të SHBA-së, Rhode Island, sipas...