Apartamenti përfshihet nga flakët, shkak telefoni. Lëndohen dy gra
Një telefon u bë shkak për përfshirjen në flakë të një apartamenti në lagjen Peristeri të Athinës, duke lënë të lënduara dy gra. Mediat vendase raportojnë se si pasojë e shpërthimit të telefonit, ka rënë zjarr në apartament duke lënduar një 80 vjeçare dhe një 48-vjeçare që jetonin në apartament, ndërsa u shkaktuan dhe dëme materiale. Gjashtë zjarrfikës me dy automjete shkuan me nxitim në vendngjarje, të cilët e vunë zjarrin nën kontroll të plotë përpara se të përhapej në ndërtesat ngjitur. 80-vjeçarja përjetoi probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së tymit, ndërsa 48-vjeçarja pësoi djegie të lehta në duar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv