Angela Merkel refuzon ofertën e mundshme për President të Gjermanisë
Ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë çdo spekulim për një kandidaturë të mundshme për postin e Presidentit Federal të Gjermanisë, duke e cilësuar atë “absurd”. Zyra e saj konfirmoi të enjten se Merkel nuk do të ishte në dispozicion për këtë rol, në përgjigje të pyetjeve nga gazeta “Tagesspiegel” dhe agjencia e lajmeve dpa. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur partitë politike kanë nisur të shqyrtojnë kandidatë të mundshëm për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat do të përcaktojnë pasardhësin e Presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier. Spekulimet u intensifikuan pas raportimeve në gazetën “Bild”, e cila sugjeronte se brenda Unionit Kristian Demokrat (CDU), partia konservatore që Merkel drejtoi dikur, qarkullonin zëra se Partia e Gjelbër mund ta propozonte atë për rolin kryesisht ceremonial....
Burimi:
kohajone.com