Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me çdo kusht

Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me çdo kusht

Kredia prej 90 miliardë eurosh e Bashkimit Europian për Ukrainën do të bëhet realitet “në një mënyrë ose në një tjetër”: Ursula von der Leyen e garantoi vendin e sulmuar nga Rusia se mbështetja e bllokut europian do të vazhdojë. Këto komente, shefja e Komisionit Europian i bëri gjatë vizitës në Kiev, e cila u dominua nga vendimi i minutës së fundit i Hungarisë për t`i vendosur veton këtij program financiar. Ursula von der Leyen deklaroi “Kjo fjalë e dhënë, nuk mund të shkelet. Pas marrëveshjes së arritur nga 27 liderët e BE-së në dhjetor, ne do ta ofrojmë kredinë në një mënyrë ose në një tjetër. Dua të jem shumë e qartë: kemi opsione të ndryshme dhe do t’i përdorim ato.” Von der Leyen...