Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Analizë| Pse Trump zgjodhi zëvendësen e Maduros dhe jo lideren e opozitës
Mes shumë pyetjeve që kanë shpërthyer pas ngjarjeve dramatike të fundjavës së kaluar në Karakas (dhe ka shumë) njëra ka të bëjë me gruan me syze që tani udhëheq atë që zyrtarët amerikanë e quajnë “autoritetet e përkohshme” të Venezuelës. Pse Delcy Rodríguez? Çfarë ka Delcy Rodríguez, vajza e një ish-guerrilasi marksist dhe zëvendëse e diktatorit të rrëzuar Nicolás Maduro, që ka tërhequr vëmendjen e administratës Trump? Dhe pse Uashingtoni ka vendosur të mbajë në pushtet një revolucionare të shpallur “Chavista” (term që i referohet mbështetësve ose ndjekësve të ideologjisë dhe politikave të Hugo Chávez, ish-presidentit të Venezuelës), në vend që të mbështesë lideren e opozitës, María Corina Machado, lëvizja e së cilës besohet gjerësisht se fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024? Sipas ish-ambasadorit amerikan...