Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me Iranin gjatë darkës në Pallatin e Versajës muajin e kaluar, shumë njerëz panë një ironi, shkruan BBC. Mikpritësi i tij, Presidenti francez Emanuel Macron, mund të ketë dashur të sigurohej që Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) të nënshkruhej përpara se Trump të ndryshonte mendje dhe ndoshta llogariti që Salla e praruar e Pasqyrave do t’i pëlqente mysafirit të tij. Por zgjedhja e vendit në mënyrë të pashmangshme solli krahasime midis marrëveshjes prej një faqe e gjysmë dhe Traktatit jashtëzakonisht të gjatë të Versajës, të nënshkruar në vitin 1919 në fund të Luftës së Parë Botërore. Traktati i vitit 1919 riformësoi Evropën, por kërkesat e tij për dëmshpërblime të mëdha lanë një Gjermani të zemëruar dhe të...