Analiza: Pse në luftën e SHBA-së kundër Iranit, Rusia është pothuajse fituese

Analiza: Pse në luftën e SHBA-së kundër Iranit, Rusia është pothuajse fituese

foto ilustruese Çmime të larta të naftës? Po. Më pak armë amerikane për Kievin? Po. Uashingtoni i shpërqendruar nga lufta në vazhdim në Ukrainë? Po. Evropa e shqetësuar për kostot e energjisë? Po. Tensione në Perëndim? Po. Gati tre javë pas fushatës së ashpër të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, Qeveria e Teheranit - partneri më i afërt i Rusisë në Lindjen e Mesme po rrëshqet drejt humnerës, politika rajonale është trazuar dhe Moska ka mbetur duke shikuar si e pashpresë nga qoshja. Megjithatë, Kremlini nuk është plotësisht i pakënaqur. “Mendoj se kjo e ndërlikon gjendjen e sigurisë dhe ekonomisë për Evropën. Po ashtu, e shpërqendron [presidentin amerikan Donald] Trump nga Ukraina, dhe e gjithë kjo do të ndihet sikur i jep shumë më...