Analiza nga Politico: Projekti franko-gjerman për avionin luftarak të gjeneratës së re është “i vdekur”

Analiza nga Politico: Projekti franko-gjerman për avionin luftarak të gjeneratës së re është “i vdekur”

Projekti shumë i diskutuar i avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë, i njohur si Future Combat Air System (FCAS), i zhvilluar nga Franca, Gjermania dhe Spanja, ndodhet në prag të dështimit total. Kështu bëjnë të ditur për POLITICO katër zyrtarë evropianë në Paris dhe Berlin, të njohur me ecurinë e projektit. Sipas një burimi të informuar mbi qëndrimin e presidentit Emmanuel Macron, projekti ka më shumë gjasa të mbyllet sesa të rihapet. “Një njoftim se projekti ka përfunduar është më i mundshëm sesa ri-nisja”, u shpreh ai të premten. Të njëjtin vlerësim ndan edhe një deputet francez i angazhuar në politikat e mbrojtjes, i cili tha se “FCAS ka vdekur, të gjithë e dinë, por askush nuk dëshiron ta thotë hapur”. Dështimi i këtij programi...