Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Analiza nga BBC: Venezuela, prova vendimtare e presidencës Trump dhe rolit të SHBA-së në botë
Shtetet e Bashkuara kanë tronditur skenën ndërkombëtare pas një operacioni ushtarak gjatë natës në Karakas, ku forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij. Lajmi u bë publik nga vetë Donald Trump, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në resortin e tij Mar-a-Lago. Presidenti amerikan deklaroi se SHBA do të marrë përkohësisht drejtimin e Venezuelës, deri në një “tranzicion të sigurt dhe të mençur”, duke shënuar një kthesë të fortë në politikën e jashtme të administratës së tij. “Ne do ta drejtojmë vendin derisa të krijohen kushtet për një tranzicion të duhur”, tha Trump, pa sqaruar se çfarë nënkupton konkretisht kjo ndërhyrje. Sipas tij, një ekip i përbërë nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, në...








