Analiza: Fqinjët e Iranit nën ethe nga mundësia e sulmit amerikan ndaj Teheranit

Analiza: Fqinjët e Iranit nën ethe nga mundësia e sulmit amerikan ndaj Teheranit

Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke i rritur pritjet për sulme kundër Iranit, vendet në mbarë Lindjen e Mesme po përgatiten për një tjetër konflikt në rajon. Presidenti amerikan, Donald Trump, e dha paralajmërimin më të ashpër deri tani më 28 janar, duke i thënë Teheranit se “koha po soset” për ta arritur një marrëveshje për programet e tij bërthamore dhe raketore, përndryshe do të përballet me një sulm “shumë më të keq” sesa bombardimet e përbashkëta izraelito-amerikane që shkatërruan objektet bërthamore në mbarë Iranin. Trump e tha këtë ndërkohë që anijet luftarake amerikane po lëviznin drejt ujërave të rajonit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, reagoi duke thënë se vendi i tij është i gatshëm...