Analiza e REL: Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran

Analiza e REL: Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran

Teksa udhëheqësit klerikalë të Iranit po luftojnë për të mbijetuar përballë një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të tyre ndër vite dhe Shtetet e Bashkuara që po kërcënojnë me veprime të mundshme ushtarake kundër shtetit, Kina ka pak opsione – dhe gjithnjë e më shumë hezitim – për të ndihmuar partnerin e saj në Teheran. Mosveprimi i Pekinit pasqyron natyrën pragmatike të bashkërendimit të tyre, i cili bazohet më shumë në interes sesa në mirëbesim apo besim, thonë ekspertët. Këta kufij janë bërë të dukshëm teksa autoritetet iraniane po kryejnë një shtypje të paprecedent dhe të përgjakshme të protestave masive kundër establishmentit, gjë që e ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump, të vendosë tarifa të reja dhe të kërcënojë me sulme ushtarake kundër...