Analiza e DW: Evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Groenlandë, por Trump i ka të qarta qëllimet e tij
foto ilustruese TIRANË- Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t'i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Grënlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane, në të cilën theksohet se "Groenlanda i përket popullit të saj" dhe theksohet se SHBA është një "partner i rëndësishëm" për sigurinë në Arktik, Gjermania, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh evropiane anëtare të NATO-s u shprehën për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik. Sipas diplomatëve fjala është për idenë e krijimit të një misioni mbikëqyrës të quajtur "Arctic Sentry" (Rojet e Arktikut). Me këtë ide vendet evropiane synojnë të shfuqizojnë argumentin e amerikanëve se në këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm siguria nuk mund të garantohet në mënyrë të mjaftueshme. Pjesë e rëndësishme...
Burimi:
zeri.ai