Analiza e BBC: Ky konflikt mund të përkeqësohet shumë më tepër– ja pse

Analiza e BBC: Ky konflikt mund të përkeqësohet shumë më tepër– ja pse

Nga Frank Gardner, BBC Ky konflikt është përshkallëzuar që tani shumë më shpejt se sa e kishin parashikuar shumica e njerëzve, duke përfshirë Libanin dhe Qipron, duke bllokuar trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit dhe duke goditur objektiva jo-ushtarake në shtetet arabe të Gjirit. Por ky konflikt mund të përkeqësohet akoma më shumë – ja si. SHBA-ja premton që “goditja e madhe” nuk ka ardhur ende, duke lënë të kuptohet se ata do të godasin Iranin edhe më fort. Kjo pothuajse me siguri do të përfshijë më shumë viktima civile. Irani mund të godasë qëllimisht impiantet e dekripëzimit në vendet nga ana arabe e Gjirit. Këto impiante janë jetike për sigurimin e ujit të pijshëm për popullsitë në një pjesë të botës ku temperatura gjatë...