Anakonda, pitonë dhe krokodil, zbulohet ‘ferma’ e zvarranikëve të rrezikshëm në Bari të Italisë
Një fermë e vërtetë klandestine zvarranikësh e fshehur pas një muri të rremë në një bodrum është zbuluar nga karabinierët pyjorë në Bari të Italisë, ku mbaheshin në mënyrë të paligjshme disa zvarranikësh ekzotikë dhe të rrezikshëm. Operacioni, i kryer nga Njësia CITES e Bari me mbështetjen e efektivëve të Parkut të Alta Murgia, nxori në dritë një situatë të cilësuar alarmante për sigurinë publike. Në ambient u gjetën kafshë të përmasave të mëdha, ndër të cilat: dy anakonda jeshile rreth 5 metra të gjata dhe me peshë rreth 60 kilogramë secila, një kaiman (lloj krokodili) mbi një metër e gjysmë, i mbajtur në një frigorifer të përshtatur si akuarium, një varan uji (lloj zvarraniku) rreth një metër e gjysmë i gjatë, katër pitonë burmezë rreth 3...
Burimi:
syri.net