Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive
Lufta në Lindjen e Mesme bëhet “bërthamore”. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur objektin e pasurimit nuklear të Iranit në Natanz. Këtë e konfirmoi Organizata e Energjisë Atomike e Republikës Islamike. “Pas sulmeve kriminale të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi uzurpues sionist kundër vendit tonë, kompleksi i pasurimit të Natanz u vu në shënjestër këtë mëngjes”, tha organizata në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, duke shtuar se “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialit radioaktiv” në rajonin qendror të Iranit. Natanz, vendi kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran, u godit edhe në javën e parë të luftës dhe vitin e kaluar në qershor. Më herët, Irani shokoi botën… duke sulmuar bazën anglo-amerikane në 4 mijë kilometra distancë....
Burimi:
javanews.al