Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë
Ushtria amerikane ka kryer të enjten sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona. Lajmi u konfirmua nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Me këtë sulm, numri total i të vrarëve në operacionet amerikane kundër anijeve të dyshuara ka shkuar në të paktën 104 persona. Sulmi i së enjtes është i treti brenda kësaj jave. Sipas SOUTHCOM, operacioni u krye me urdhër të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe nuk pati të lënduar nga forcat amerikane. Të hënën, SHBA-të vranë tetë persona në sulme ndaj tre anijeve, ndërsa të mërkurën u vranë katër persona në një tjetër sulm. Këto veprime janë pjesë e një fushate të vazhdueshme ushtarake të quajtur “Operacioni Southern Spear”, që...