Amerikanët “bëhen anglezë”, rekord aplikimesh për shtetësinë britanike
Numri i shtetasve amerikanë që aplikuan për shtetësi britanike mbërriti një nivel rekord gjatë vitit të parë të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sipas Bloomberg. Media e njohur citon të dhënat e Ministrisë së Brendshme britanike, të publikuara së fundi sipas të cilave 8,790 amerikanë aplikuan për shtetësi përmes regjistrimit ose natyralizimit në vitin 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej plot 42 për qind krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan gati 6.200 aplikime. Niveli i aplikimeve duket se është rritur ndjeshëm sidomos në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. “Po vazhdon të ketë një shtim të interesit nga SHBA-ja s ai takon lëvizshmërisë globale, dhe shtetësia përbën një element kyç të këtij fenomeni”, deklaroi Nick Rollason, drejtues...
Burimi:
top-channel.tv