Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë: Nuk do të marrim pjesë në asnjë sulm kundër Iranit
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë, Jamal Al-Musharakh, deklaroi se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm kundër Iranit nga territori i Emirateve. Diplomati mohoi pretendimet se bazat në Emiratet e Bashkuara Arabe janë përdorur për ofensiva kundër Teheranit. Sipas tij, territori i vendit nuk është shfrytëzuar për sulme ndaj Iranit dhe kjo nuk do të ndodhë as në të ardhmen. “Bazat tona nuk janë përdorur për të sulmuar Iranin. Si Emiratet e Bashkuara Arabe, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë sulm kundër Iranit nga territori ynë dhe nuk do të përfshihemi kurrë”, theksoi Al-Musharakh. Ai shtoi gjithashtu se Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë objekt i sulmeve “krejtësisht të pajustifikuara” gjatë ditëve të fundit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv