Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Irani

Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Irani

Ambasada virtuale e SHBA-së në Iran u bëri thirrje të premten qytetarëve amerikanë të largohen nga vendi sa më parë, dhe të përgatisin një plan largimi që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane, duke përmendur përkeqësimin e kushteve të sigurisë dhe kufizimet e përhapura. Në një alarm sigurie të postuar në faqen e saj të internetit, ambasada tha se masat e shtuara të sigurisë, mbylljet e rrugëve, ndërprerjet e transportit publik dhe bllokimet e internetit janë duke vazhduar në të gjithë Iranin. “Qeveria e Iranit vazhdon të kufizojë aksesin në rrjetet mobile, fikse dhe kombëtare të internetit. Linjat ajrore vazhdojnë të kufizojnë ose anulojnë fluturimet për në dhe nga Irani”, tha ambasada. “Qytetarët amerikanë duhet të planifikojnë mjete alternative komunikimi dhe, nëse është e...