Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia ose…

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia ose…

Ambasada e SHBA-së në Irak u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga vendi pas sulmit me raketa të mbrëmjes së kaluar në ndërtesën e ambasadës. “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin, duke marrë parasysh kërcënimin e konsiderueshëm nga milicitë pro-iraniane”, thuhet në alarmin e sigurisë të publikuar nga ambasada. Ambasada rekomandon largimin me rrugë tokësore drejt Jordanisë, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, pasi fluturimet komerciale nuk po operojnë. Top Channel