Aleksandar Vuçiç, i shqetësuar nga aleanca ushtarake Kroaci-Kosovë- Shqipëri
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është i shqetësuar nga aleanca ushtarake mes Tiranës-Prishtinës dhe Zagrebit. Duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ai e konsideroi aleancën trepalëshe ‘një kërcënim për Serbinë’, por shtoi se tre vendet ‘nuk do t’ia dalin mbanë’, bëjnë me dije mediat serbe. ‘Një aleancë ushtarake është forma më e lartë e bashkimit të ushtrive dhe sistemeve. Kjo është arsyeja pse është diçka që na shqetëson dhe që e kuptojmë si kërcënimin më serioz për Serbinë. Jam mirënjohës ndaj tyre që na treguan se duhet të shqetësohemi. Disa mendojnë se nuk ka arsye për t'u shqetësuar, por unë shqetësohem shumë’, është shprehur sot Presidenti serb.
Burimi:
syri.net