Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Një përpjekje e koordinuar midis Italisë dhe Gjermanisë, në prag të Këshillit Evropian informal, ka ngjallur shqetësime mes Francës, Spanjës dhe vendeve të Europës Lindore. Iniciativa, që synon të japë më shumë pushtet qeverive kombëtare, po shihet nga disa si një hap pas në procesin e integrimit evropian. Sipas disa burimeve diplomatike, aleanca Romë-Berli është fryt i ambicies së kryeministrit gjerman Friedrich Merz, i cili synon të kufizojë eurobond-et dhe të mbështesë një sistem mbrojtjeje të bazuar kryesisht te ushtritë kombëtare. Gjermania ka ofruar 100 miliardë euro për këtë qëllim, duke theksuar prioritetin për sigurinë e saj kombëtare. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbështetur këtë axhendë duke përdorur bashkëpunimin me Berlinin për të forcuar qëndrimin e saj mbi nacionalizmin dhe për të ndaluar hapa të...